Bota

Merkel: Evropa do t’i përgjigjet SHBA-së me të njëjtën monedhë!

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Evropa do të zbatojë masat kundër tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin. Merkel shprehu keqardhje edhe për vendimin e befasishëm të presidentit Donald Trump për të tërhequr miratimin e tij në samitin e G7-ës. Megjithatë pavarësisht tensioneve mbi tarifat e synuara tregtare të Trump, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u shfaqën në unitet, në fund të samitit të tensionuar.