Bota

Merkel-Macron zotohen se do ta bëjnë BE një faktor global

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, u zotuan se do të marrin hapa të rëndësishëm me të cilët do ta bëjnë Bashkimin Evropian një faktor global. Evropa nuk duhet të jetë e varur nga SHBA-ja por duhet të marrë vetë situatën në dorë, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel. Ndërkaq Presidenti francez, Emmanuel Macron, ripërsëriti thirrjet për ndryshime të mëdha ekonomike dhe politike brenda BE-së.