Vizitën në Itali, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh të fortë për vetë BE që do të hyjë në një fazë ristrukturimi dhe modernizimi sipas planit të saj me Macron. Merkel tha se “ne si vende evropiane duhet të shohim përtej kufijve të kopshtit tonë”. “Integrimi evropian është një projekt i paqes, por kjo nuk është prezente në këto kushte”, shtoi Merkel.