Kancelarja gjermane, Angela Merkel ndodhet në Uashington, ku pritet që me presidentin Donald Trump të bisedojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Por, të tjera çështje të rëndësishme kanë të bëjnë me heqjen e tarifave amerikane ndaj çelikut e aluminit, si dhe krizën në Siri. Pas takimit në Zyrën Ovale, Trump e Merkel do të kenë një drekë pune. Vizita e kancelares në Uashington, pason atë tre ditore të presidentit francez, Emmanuel Macron.