Bota

Merkel: Trump shkel besimin në rendin ndërkombëtar

Kancelarja gjermane, deklaron se bashkëpunimi ndërkombëtar është në krizë. Mes të tjerash Angela Merkel i referohet edhe tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, veprim që e cilësoi “shqetësim të madh, që sjell keqardhje dhe shkel besimin”. Në këtë kuadër ajo kërkon të forcohet multilateralizmi. Njëkohësisht Merkeli tha se detyra për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar tani është më urgjente se kurrë më parë.