Angela Merkel do të bëjë sot përpjekjen e saj të fundit për t’i dhënë zgjidhje debateve për emigrimin me aleatët konservatorë. Kancelarja Gjermane pritet të diskutojë me Ministrin e Punëve të Brendshëm. Ndërkaq, Horst Seehofer ofroi dorëheqjen, duke vënë në dyshim jetëgjatësinë e qeverisë së Kancelares Merkel. Por, Seehofer është shtyrë nga kolegët për t’u takuar edhe një herë sot me kancelaren, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin pas përplasjeve për çështjen e refugjatëve.