Bota

Mesazh i kryeministres May për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Theresa May dha një mesazh për Ballkanin Perëndimor. Sipas Kryeministres Britanike, “Eshtë në interesin reciprok që BE-ja të punojë me rajonin, për të adresuar sfidat e përbashkëta”. “Krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, papunësia e të rinjve, emigrimi i paligjshëm, ekstremizmi fetar e politik, rrezikojnë të minojnë progresin nëse nuk adresohen”, – tha May. Shefja e Qeverisë së Londrës vlerëson se “E shkuara e rajonit ka qenë padyshim e vështirë dhe përparimi i Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë, ende përballet me rreziqe të shumta”.