Aktualitet Lajmet e fundit

Meta: Qeveria e Bashkia e Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet e shqetësimet e artistëve

Presidenti Ilir Meta reagoi pas letrës së artistëvve që i kërkonin anulimin e vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar, në të kundërt do të uzurpojnë godinën. Meta po ndjek me vëmendje  situatën dhe i bën thirrje Qeverisë e Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet e shqetësimet, si dhe të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore dhe kombëtare.