I dërguari i Merkel në Tiranë, Michael Roth dha një mesazh të qartë për Shqipërinë në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati: Qeveria të vijojë me reformat, dhe opozita të marrë përgjegjësitë e saj. Ai tha se Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë por vendimi për çeljen e negociatave do të bëhet pas verifikimeve nga Qeveria dhe Bundestagu. Ndërsa Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, tha se dy janë pikat kyçe, ritmi i reformave dhe thellimi i tyre.