Aktualitet

Michael Roth u prit sot nga kryeministri Rama

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme Michael Roth u prit sot nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që orët në vijim pritet të takojë kreun e selisë blu, Lulzim Basha. Ndërkaq nesër është parashikuar një takim i ministrit gjerman me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, që do të pasohet nga një konferencë për shtyp. Vizita e Roth bëhet ndërsa vendi ynë pret  në qershor vendimin për çeljen e negociatave.