Bota

Mike Pompeo miratohet në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit

Senati amerikan konfirmoi Mike Pompeo-n në postin e sekretarit të shtetit megjithë kundërshtimin e demokratëve. Sekretari i ri Pompeo do të zëvendësojë Rex Tillerson-in, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga Presidenti Donald Trump. Republikanët ishin të bashkuar në mbështetjen për Pompeo, ndërkohë që demokratët, përveç katër prej tyre, kishin njoftuar se do të votonin kundër konfirmimit.