Showbiz

Miley Cyrus bashkon forcat me Mike Will Made-It për albumin e ri

Miley Cyrus ka dhënë një lajm shumë të mirë për fansat e saj. Së shpejti këngëtarja do të nisë një tjetër bashkëpunim me Mike Will Made-It si pjesë e albumit më të ri që do të publikohet më 10 dhjetor.

Këtë ajo e konfirmoi gjatë një interviste ku edhe promovoi këngën e saj më të re me Mark Ronson, “Asgjë nuk thyhet si një zemër”. Përveç Mike Will, Cyrus zbuloi se albumi i saj i ardhshëm do të prodhohet edhe nga Ronson dhe Andrew Wyatt nga Mike Snow.

Krahas faktit se Mike gjithashtu do ta ndihmojë atë në prodhimin e këtij albumi, producenti dhe reperi ndoshta do të bashëkpunojë edhe për ndonjë prurje muzikore megjithatë kjo mbetet ende për tu konfirmuar.

Miley i ka besuar atij si producent, albumin e vitit 2013, “Bangerz”.