Miley Cyrus ka bërë të gjithë rrjetin të flasë me deklaratat e bërë së fundmi.
Teksa ishte live në Instagram, aktorja dhe këngëtarja e famshme u shpreh se të gjithë ish-at e saj ishin njerëz të këqinj saqë nuk besonte më tek asnjë mashkull.
“Mendova se duhet të isha ‘gay’ pasi të gjithë meshkujt më dukeshin të këqinj, sidomos ata me të cilët kam qenë e lidhur” ,-tha ajo papritur.
“Kam njohur vetëm një djalë të mirë dhe ai gjendet në këtë live me mua” ,-shtoi 26-vjeçarja duke i’u referuar të dashurit të saj të ri Cody Simpson.
Më pas Miley këshilloi ndjekëset e saj vajza që të mos heqin dorë pasi ka ende djem të mirë me të cilët mund të krijojnë marrëdhënie pa u lënduar.