Këngëtarja e famshme Miley Cyrus nuk qëndron dot në një lidhje për një kohë të gjatë por gjithashtu nuk qëndron dot as single.
Pas ndarjes nga modelja Kaitlyn Carter, Miley u hodh në krahët e një mashkulli tjetër.
Bëhet fjalë për muzikantin australian Cody Simpson i cili nuk e ka lënë vetëm për asnjë moment. Dyshja janë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit madje ky i fundit ka shkruar edhe një këngë për të që mund ta publikojë së shpejti.
26-vjeçarja pak orë më parë ka publikuar një foto ku shfaqet me të dashurin e ri si një mënyrë për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.