Showbiz

Miley Cyrus më në fund i rikthehet muzikës

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus pas 4 muaj heshtjesh në platformat sociale është rikthyer me postime ku na ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nxjerrë një projekt të ri muzikor.

Herën e fundit që ajo ka bërë një postim në profilet e saj sociale ka qenë rreth dy javë më parë ku zbuloi një foto të shtëpisë së saj krejtësisht të shkrumbuar nga zjarri i madh në Kaliforni.

Duket se 26-vjeçarja nuk do t’i mungojë më fansave pasi do të rikthehet me projekte të reja muzikore dhe të parin sapo e ka paralajmëruar. Në Instagram bukuroshja ka postuar 3 trailera të shkurtër të prurjes së saj më të re.

Ajo quhet “Nothing Breaks Like A Heart” dhe do të publikohet më 29 nëntor. Gjithashtu kjo këngë vjen në bashkëpunim me Dj dhe producentin e talentuar Mark Ronson.