Showbiz

Miley Cyrus publikon fotot e dasmës sekrete

Javën e Krishtlindjes këngëtarja Miley Cyrus lidhi kurorë me partnerin e saj Liam Hemsworth.

Dasma sekrete u mbajt në residencën e saj ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit.

Për dasmën e dyshes është folur përgjatë gjithë vitit që lamë pas kur aludohej se ata ishin martuar kohë më parë në Malibu por këtë herë thashethemet nuk qëlluan në shenjë.

Ceremonia sekrete e martesës së tyre shtoi kureshtjen e fansave të cilët shpeshherë në komentet në Instagram i kërkonin të zbulonte foto nga momentet më të bukura të saj.

Më fund Miley është bindur dhe nëpërmjet platformave sociale publikoi disa nga momentet më intime të dasmës.