Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga muzika, Miley Cyrus u rikthye me një bashkëpunim muzikor që është pritur mjaft mirë nga publiku.
Më 29 nëntor Mark Ronson publikoi klipin e projektit “Nothing Breaks Like A Heart” me stil të frymëzuar nga vitet ’80 ku këngëtarja shfaqet në një makinë duke i shpëtuar ngjarjeve më famëkeqe që kanë ndodhur së fundmi në SHBA.
Pak orë më parë 26-vjeçarja ka shpërndarë në platformat e saj sociale disa foto të prapaskenave të këtij klipi të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.
“Nothing Breaks Like A Heart” është pjesë e albumit më të ri të Mark Ronson që, sipas tij, do të jetë i mbushur me këngë të trishta.