Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës hap javën e 6-të të Superiores dhe padyshim që është një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit. Kjo, edhe pse ekipet në fjalë janë të zhytura në krizë të thellë pasi gjendën në zonën e poshtme të renditjes.
LEXO EDHE: Sherr për Lamin Jamal mes Spanjës dhe Barcelonës! De La Fuente e fton, klubi e heq nga lista!
Te Partizani, trajneri Milinkoviç ka bërë ndryshime radikale në rreshtim duke ulur në stol emra si Buxhelaj, Isgandarli e Mehmeti, për t’i bërë vend Atanaskoskit, Qokthit e Kotes.
LEXO EDHE: Serbia merr vendimin ekstrem: Asnjë biletë në shitje për ndeshjen me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli!
Nga ana tjetër, Bordin i ka besuar Falaje në sulm, në vend të Mensah që u dëmtua në derbin ndaj Dinamos.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç
TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Trajner: Roberto Bordin
Gjyqtar: Eldorian Hamitaj