Kinemaja ka imagjinuar mirazhin e rinisë së përjetshme në skenarë diku midis tmerrit dhe groteskut. Megjithatë, në realitet gjithçka ndodh nën dritën e diellit të një ishulli parajsor, Roatan, në Honduras. Këtu, jashtë fushëveprimit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), agjencisë amerikane rregullatore të barnave, eksperimentimi me rrugë të reja drejt jetëgjatësisë është i mundur, pa shumë kufizime.
Ndër minjtë më të shquar të Guinea-s, vullnetarë dhe pagues është miliarderi amerikan Patri Friedman: pak mbi 40 vjeç, nipi i fituesit të Çmimit Nobel, Milton Friedman. Ai iu nënshtrua një injeksioni që kushtoi rreth 20 mijë e dollarë që premton të “ngadalësojë plakjen dhe të zgjasë vitet e shëndetshme”.
Sigurisht, ky nuk është eksperimenti i parë i sipërmarrësit ekscentrik: ai zëvendësoi të gjitha bakteret në gojë për të parandaluar përgjithmonë prishjen e dhëmbëve dhe po i njëjti ka një mikroçip të implantuar në dorën e tij, i cili funksionon si çelës makine e po ashtu si kartëvizitë.
Ndërkaq, Friedman nuk është i vetmi. Në startup-in Minicircle, i cili ofron injeksione follistatine si një serum jetëgjatë, po investojnë gjigantë të teknologjisë si bashkëthemeluesi i PayPal-it dhe kreu i Open AI. E gjithë kjo ndodh ndërsa shkenca “tradicionale” po jep alarmin, duke paralajmëruar se rreziqet janë të shumta e të dhënat mbështetëse ende janë të brishta.