Aktualitet

Ministri grek Kammenos kundër komunitetit çam

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos shpërthen ndaj komunitetit çam, duke i cilësuar “kriminelë” pjesëtarët e tij. Kammenos, i cili drejton dhe partinë e djathtë “Grekët e pavarur” tha se “Çamët kanë bashkëpunuar me nazistët”. Sipas tij, “Ato që thuhen për çështjen e pronave, nuk kanë lidhje me çamët”. Referuar marrëdhënieve me Shqipërinë, Kammenos tha se “Mbrëmë u informua nga Kryeministri që po mbyllet çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike”, ndërsa shtoi se komunikimet përkatëse do të bëhen nga Ministri i Punëve të Jashtme.