Bota

Ministri i Brendshëm gjerman do të jap dorëheqjen

Samiti i BE-së për refugjatët, duket se nuk e shpëtoi dot Angela Merkel-in. Rezultati i tij u prit me kritika nga partneri i koalicionit, Ministri i Brendshëm. Horst Seehofer njoftoi se do të japë dorëheqjen. Seehofer e hodhi poshtё propozimin e kancelares që refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё, tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani. Prej kohësh, ai ka dalë kundër linjës së Merkelit, e cila këmbëngul të tregohet më e butë me azilkërkuesit.