Rajoni

Ministri i jashtëm anglez mbërrin në Kosovë/ Agjenda e Cameron në Prishtinë!

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla. Vizita e Cameron do të jetë njëditore, ku përveç me Gërvallen, ai do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet:

Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së.

Cameron ka qenë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm.