Ministri i Brendshëm Italian i qëndron sërish idesë së tij se portet e vendit do të qëndrojnë të mbyllura për çdo anije me refugjatë nga Lindja, që tenton të ankorohet në Itali. Mateo Salvini dha sot një mesazh të ashpër për çdo anije humanitare që mund të zbarkojë emigrantë në Itali. Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit të paligjshëm dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë porte të tjera”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.