Aktualitet

Ministri Klosi: Këtë sezon turistik, Shqipëria më e pastër!

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë punës për pastrimin e plazhit në Vilë Bashtovë të Rrogozhinës, tha se gjatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Ndërkaq ai tha se: “Falë edhe aksionit “Pastrojmë Tokën që duam”, ne arritëm që të dëshmojmë që Shqipëria mund të jetë shumë e pastër dhe sezoni turistik në vitin 2018 do të jetë sezoni më i pastër turistik”. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se do të punohet intensivisht në çdo plazh, falë edhe një plani të detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive.