Polonia, që ka kaluar të njëjtën përvojë me ne për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, përkrah përcaktimin e një afati për rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Pas një takimi me homologun Ditmir Bushati, Kryediplomati Polak, Jacek Czaputowicz tha në Tiranë se “Një datë konkrete krijon shpresa reale, që të punojnë si duhet”. Në konferencën me Bushatin, ai deklaroi se në BE është krijuar një grup që mbështet zgjerimin dhe Shqipëria duhet të punojë ngushtësisht me të. Ndërkaq, shefi i diplomacisë shqiptare tha se procesi i anëtarësimit është në interes të dy anshëm: “I shpëreh mirënjehje Polonisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe tani në procesin e anëtarësimit. Iniciam konferencën e Tiranës që është një nihmëse e çmuar që Polionia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, kryesisht me fokus detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24. Një eksperiencë e vyer polake, e cila gjithashtu ka akumukluar nga tranferimi i ekpseriencës holandese në të shkuarën dhe me bujari po afron këtë për vendet tona, Shqiprinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë duke kontribnuar në fuqizmin e burimeve njerëzore.” Kryediplomati Ditmir Bushati.