Ministrja Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste e Shqipërisë tha se KQZ duhet t’i kërkojë një ndjesë publike të gjithëve qytetarëve që u larguan për mos funksionimin e pajisjeve të identifikimit. Për Partinë Socialiste ka një pjesëmarrje të ulët në votime për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.
Në një deklaratë vetë Bora Muzhaqi, zëdhënëse e Partisë Socialiste u shpreh se:
Partia Socialiste i lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit q ëtë kthehen në qendrat e votimit. Gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg. Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni.
Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.