Aktualitet

Miratohet Ligji për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Korniza ligjore në mbrojtje të shqiptarëve jashtë vendit bëhet më e plotë me Ligjin e ri për “Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, i miratuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Misioni i ligjit është sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadër të nxitjes se zhvillimit social-ekonomik e kulturor, për diasporën. Mbështetur në ligj, ky organizëm do të ndihmojë në krijimin e Dhomës së Biznesit për Diasporën.