Sport

Miratohet rregulli i ri për portierët, s’ka më mbajtje topi pa limit në zonë

IFAB, Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, në mbledhjen e fundit ka miratuar disa rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm. Rregulli kryesor është ai që ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët dhe vonesën e lojës.

LEXO EDHE:  Elbasani ringjall shpresat për “Final Four”, ja si është situata pas dy ndeshjeve të sotme!
Rregulli i mbajtjes së topit për 8 sekonda nga portieri ka ndryshuar dhe tanimë do të jetë i ndëshkueshëm me një goditje nga këndi për kundërshtarët nëse konstatohet që gardianët e teprojnë me mbajtjen e topit mbi limitet. Kjo lëvizje bëhet për të shmangur vonesat e lojës ku shpeshherë portierët bëhen protagonistë.

LEXO EDHE: La Liga denoncon Manchester Cityn në Komisionin Evropian për ‘mashtrim financiar’!

Rregulli i ri për portierët do të zbatohet për herë të parë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet nga 15 qershori deri në 15 korrik dhe më pas do të aplikohet në të gjitha garat e sezonit të ri 2025-2026.

Në mbledhjen e fundit, IFAB, miratoi dhe disa rregulla të reja për gjyqtarët e ndeshjes në lidhje me disa udhëzime të reja për pozicionimin e tyre gjatë ekzekutimit të penalltive.

LEXO EDHE: Liverpool pranë rekordit, në fokus “Champions League”!