Pardon My French

“Njerëzit e afërt më ofenduan, më gjykuan”/Dasina flet pas “Për’Puthen”: Për mua ka qenë shumë e vështirë edhe pse…

Eftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin ishte konkurrentja e “Për’Puthen” Dasina. Dasina foli për një periudhë të vështirë që ajo kishte kaluar kohët e fundit në spital, por gjithashtu edhe për “Për’Puthen” si edhe marrëdhënien e saj me Krisin.

Për më shumë rreth eksperiencës së saj në “Për’Puthen” ja si shprehet Dasina…

Jonida: Duke i përfshirë të gjitha ndjesitë pozitive dhe negative mund të na thuash se si e ke përjetuar këtë eksperiencë?

Dasina: Për mua ka qenë shumë e vështirë me thënë të drejtën edhe pse kam qenë kjo vajza që tregohem shumë e fortë, ndonjëherë më mirë është të tregohesh e dobët sesa të mundohesh të mbash barrë që nuk mundesh ta përballosh. Gjithësesi kur unë kam hyrë në fillim kam hyrë për një eksperiencë ndryshe e kam menduar sot dhe nesër kam qenë aty, nuk është se e kisha planifikuar apo diçka e tillë thjesht që e vogël jam rritur me idenë që po mund të bëj diçka ndryshe dhe momenti mund të jetë tani. Pse jo të mos njoh një person të ri, sepse unë jam tip shumë i vështirë që të rri me një person dhe shumica e njerëzve lodhen shumë shpejt. Me kalimin e kohës ishin edhe këto daljet e mia me djem. Unë kalova disa faza aty që nuk i kisha prekur asnjë herë.

Jonida: Ti në fakt je fejuar je bërë edhe nënë shumë e re…

Dasina: Atëherë unë kam patur një përgjegjësi shumë të madhe që nuk ishte momenti ta mbaja mbi supe dhe në këtë moment isha edhe një vajzë e lirë që mund të kaloja edhe aventurat e mia dhe unë nuk isha aspak e stepur jo kamerat apo diçka tjetër, por më kushtoi shumë sepse njerëzit e afërt më ofenduan, më gjykuan.

Jonida: Edhe familjarë?

Dasina: Familjarë të afërt shumë jo, por pak më larg po. Fare nuk më kanë marrë me sy të mirë madje kanë patur një ‘boom’ komentesh negative duke arritur në një pikë që mua nuk më bën shumë përshtypje, por nuk e di se çfarë kanë me vajzën time që për mendimin tim është gjëja më e ulët që mund të bëjnë.