Në vitin 2020, ajo rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria”, duke u cilësuar si femra më e bukur, bëhet fjalë për modelen Iljada Baci.
Në një intervistë të dhënë, ajo ja treguar se jeta e saj nuk ka qenë aq e lehtë sa mund ta mendojmë ne, edhe përpos faktit se është e bukur.
Modelja zbuloi se bullizohet prej gjatësisë së saj, e cilësojnë si një problem për të mos gjetur burrë.
Iljada ka shprehur se komente të tilla kanë nisur që në 9-vjeçare, ku e quanin gjirafë.
Si dhe shumë djem, sipas saj, indimidohen nga gjatësia që ajo ka.
Ka dhe djem të cilët nuk intimidohen. Kanë vetëbesim. Ata që intimidohen fillojnë sikur të mbrojnë veten. Nëse janë më të shkurtër se unë fillojnë thonë je shumë e gjatë ti, nuk jam i shkurtër, je ti shumë e gjatë, si do gjesh burrë etj.
Baci ka treguar se e vuante këtë fakt, dhe se më parë dëshironte të ishte më e shkurtër, ndërsa tani tha që do të jetë pak më e gjatë nga ç’është.