Showbiz

Moderatorja shqiptare konfirmon shtatzëninë

Prej pak javësh në median online spekulohej se Fatma Methasani ishte në pritje të ëmbël dhe se ajo dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar të cilët gjithmonë e shfaqin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Tashmë gjithçka është konfirmuar, Fatma është shtatzënë dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të ëmël të bërë në rrjetin social Instagram.

“Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë’ -shkruan ajo në diçiturën e fotos ku shfaqet krah Alfios dhe ekos së parë të bebes.