Sport

Moment historik gjatë sfidës SHBA-Paraguaj, aplikohet rregulli i ri i VAR, ja çfarë ndodhi

Një moment historik u regjistrua gjatë ndeshjes mes SHBA dhe Paraguajit në Botërorin e futbollit.

Për here të parë, sistemi  VAR ndërhyri për të aplikuar një rregull të ri, atë për identitetin e gabuar. Bëhet fjalë për normën qe lejon arbititrin që të bëjë prapakthehu në vendimin e tij për dhënien e një kartoni dhe ta korrigjojë atë

Arbitri holandeze Makkelie kishte sanksionuar amerikanin Tim Ream me karton të verdhë për një faull ndaj Miguel Almiron. Pas ndëshkimit, arbitrat në sallën VAR kërkuan gjyqtarin e fushës para monitorit duke i shfaqur imazhet e episodit.

Imazhe këto, që tregonin sesi paraguajani e kishte ekzagjeruar kontaktin e tij dhe këtu erdhi vendimi i Makkelie për të ndëshkuar vetë Almiron me karton të verdhë për simulim duke ia hequr atë mbrojtësit të kombëtares amerikane.