Aktualitet

Momente TERRORI në SHBA, VRITEN dy studentë dhe plagosen 9 të tjerë në një universitet! (VIDEO)

Një sulm me armë zjarri ka tronditur universitetin Brown, në qytetin Providence në verilindje të Shteteve të Bashkuara, njoftuan zyrtarët..

Dy studentë kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku shumica prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën, sipas të dhënave nga zyrtarët e Spitalit të Rhode Island.

Autoritetet kanë publikuar pamje të autorit të dyshuar, i moshës 30 vjeç i cili në momentin e sulmit ishte veshur me rroba të zeza.

Sulmi ka ndodhur në katin e parë tëndërtesës së universitetit, ku po zhvilloheshin edhe provimet.

FBI, ATF dhe Shërbimi Sekret po ndihmojnë autoritetet lokale në hetim.

Përafërsisht 400 oficerë policie po marrin pjesë gjithashtu në hetime, për të bërë të mundur kapjen e autorit.