Sport

Moska bëhet e frikshme, shumëfishon çmimet për botëror

Rusia shumëfishon çmimet për botëror. Nga tarifat e taksive, te rezervimet në restorante për të huajt, Moska është bërë e frikshme. Pavarësisht sforcos që kanë bërë autoritetet ruse, është e pamundur që të shmanget ‘gjuetia’ ndaj turistëve. Një taksist i mori një vizitori vietnamez, plot 23 mijë rubla, ose 300 euro, për ta çuar nga Sheshi I Kuq në aeroport, ndërkohë që vlera reale e taksisë është 1 mijë rubla. Ndërkohë edhe restorantet kanë krijuar një menu në anglisht me çmime të dyfishuara.