Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi 8-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/39
Diell
Kukës
18/36
Diell pak re
Lezhë
24/38
Diell
Dibër
17/35
Diell pak re
Durrës
21/39
Diell
Tiranë
24/39
Diell
Elbasan
24/40
Diell
Berat
20/41
Diell
Vlorë
24/37
Diell
Korçë
17/31
Diell pak re
Gjirokastër
18/38
Diell
Sarandë
22/35
Diell