Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 16 qershor 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Në relievet malore në lindje, vranësirat hera-herës bëhen deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut të dobëta e afatshkurtra parashikohen të bëhen prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje, ndërsa në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.