Aktualitet

Mother Jones denoncon tjetër lobim shqiptar në SHBA, këtë herë për LSI

Revista amerikane Mother Jones, që më herët botoi një raport të detajuar të lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, vjen me një tjetër investigim që këtë radhë përfshin LSI-në. Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” me seli në Qipro, para zgjedhjeve të vjetshme në qershor, në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.