Bota

Moti i keq në Itali, një viktimë dhe një i zhdukur në Emilia Romanja!

Moti i keq, me përmbytje në Itali, dy të zhdukur në Fontaneliçe, në provincën e Bolonjës, ku u shemb një shtëpi dhe një i moshuar mbi 80 vjeç u gjet i pajetë në Kastel Bolonjeze. Ndërkaq, të shumta janë dëmet materiale nga përmbytjet në Emilia Romanja. Kryebashkiaku i Kastel Bolonjezes, Luca Della Godenza:

Eshtë një situatë shumë e vështirë, një pjesë e argjinaturës është shembur dhe ne kemi evakuuar një pjesë të banorëve. Kemi mbyllur shkollat ​​si masë paraprake e ka shqetësime të mëdha për të udhëtuar për shkak të ndalimit të trenave dhe ujit që ka pushtuar Via Emilian.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonën metropolitane. Sasia e shiut që ka rënë është shumë e madhe dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pavarësisht shqetësimeve, ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë dhe punojmë.

Edhe trafiku hekurudhor u pezullua në disa zona në mëngjes.

Pezullimi u bë i nevojshëm pas ngritjes së nivelit të lumenjve Montone, Lamone, Senio e Santerno për shkak të shirave të dendur dhe të zgjatur. Teknikët janë në terren. Lajmin e jep Hekurudha Shtetërore Italiane.

Ndërkaq, sa i përket parashikimit të motit, edhe në vendin tonë, sot dominohemi nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht me reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 2-15m/sek në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare jugore dhe më pas kemi dobësim të erës deri në 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat luhaten:

Shkodër
14/20
Diell re shi

Kukës
10/17
Diell re shi

Lezhë
14/19
Diell re shi

Dibër
9/16
Diell re shi

Durrës
12/22
Diell re shi

Tiranë
14/23
Diell re shi

Elbasan
11/23
Diell re shi

Berat
12/19
Diell re shi

Vlorë
14/18
Diell re shi

Korçë
8/12
Diell re shi

Gjirokastër
10/20
Diell re shi

Sarandë
11/20
Diell re shi