Rreshjet e shiut paralizojnë Athinën. Shumë zona të kryeqytetit grek u përmbytën, ndërsa situata më problematike paraqitet në Mandra e Nea Peramo, ku në dimër u shënuan viktima, po nga përmbytjet. Mbrojtja Civile evakuoi dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur. Gjithashtu, probleme me shirat raportohen në rajonin turistik të Halkidhikisë e pranë Larisës, në qendër të Greqisë.