Yjet e “Keeping up with the Kardashians” ka lajmëruar se nuk do të përditësojnë më aplikacionet e tyre.
Kim, Khloe, Kourtney, Kylie dhe Kendall u shprehën se rrugëtimi i njohjes me fansat e tyre ishte mjaft i bukur por si shumë gjëra të tjera ka ardhur koha që t’i japin fund.
Në fillimet e 2019-ës askush nuk do të mundet të blejë, të shkarkojë apo të përdorë aplikacionet e tyre online. Në to gjatë gjithë këtyre viteve janë shfaqur foto dhe momente ekskluzive të jetës së motrave, imazhe të papublikuara online, mësime make-up-i, dieta dhe fitnes.