Showbiz

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër për herë të parë

Çifti i famshëm i reperave më në fund kanë konfirmuar se janë bërë prindër.

Vetëm pak orë më parë ata kanë njoftuar se vajza e tyre erdhi në jetë, ajo quhet Hana dhe është shëndoshë e mirë. Vogëlushja lindi në Zvicër aty ku erdhën edhe postimet e tyre.

Fillimisht lajmin e bukur e ka dhënë Mozzik, më pas Loredana nëpërmjet një fotoje të ëmbël të dorës së partnerit të saj dhe të vajzës, ka treguar për ndjesinë e mëmësisë.

Reperja u shpreh se e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për faktin se gjatë pritjes së ëmbël ka punuar fort dhe donte që të gjithë përreth saj të përqëndroheshin tek puna e jo tek shtatzënia.

Më pas ajo shtoi se qëllimi i saj në jetë gjithmonë ka qenë të krijojë një familje edhe ndihet e bekuar që ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj më të madhe.