Shuhet nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus, stilisti i njohur i “Bridgerton”, Marc Pilcher. Muajin e kaluar, 53-vjeçari mori ‘Emmy’-n e tij të parë falë shfaqjes së suksesshme të Netflix. Agjencia e Pilcher, “Curtis Brown”, njoftoi lajmin se stilisti vdiq nga virusi, pavarësisht se familja e tij vuri në dukje se ai ishte i vaksinuar. Agjencia e tij tha në një deklaratë për “Variety” se:
Me zemrat e pikëlluara ne konfirmojmë se Marc Elliot Pilcher, i nominuari për “Academy Award” dhe stilisti fitues i çmimeve Emmy, ndërroi jetë pas një beteje me COVID-19 të dielën më 3 Tetor 2021.
Yjet e “Bridgerton” me këtë rast kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjete sociale dhe një i tillë nuk ka munguar as nga aktorja e njohur, Nicola Coughlan.
Shumë zemërthyer nga vdekja e Marc Pilcher, stilisti i shkëlqyeshëm dhe vizionar. Ai ishte aq i pasionuar për punën e tij dhe tejet i talentuar. Para një muaji ai fitoi çmimin në ‘Emmy Awards’. Ju lutem kujtoni që COVID-19 është ende një rrezik real dhe i pranishëm, ju lutemi vaksinohuni dhe maskohuni për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
https://twitter.com/nicolacoughlan/status/1444985360216436740?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444985360216436740%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fhealth%2Fmarc-pilcher-bridgerton-hair-and-makeup-stylist-dies-from-covid-at-53%2F
Sipas faqes së tij të internetit, Pilcher filloi karrierën në 1988 dhe kaloi 15 vjet duke punuar në teatër para se të kalonte në televizion dhe filma. Vitet e fundit, ai punoi në “Mary Queen of Scots” dhe “Downton Abbey”. Ai gjithashtu fitoi tre çmime “Hollywood Makeup Artist & Hairstyling Guild Awards” gjatë gjithë karrierës së tij.
