Sport

Muçi del në “shitje”, Beshiktashi ka plane të tjera

Ernest Muçi në merkato. Beshiktashi ka vendosur që të nxjerrë në shitje sulmuesin shqiptar.

Klubi turk pret oferta për Muçin, futbollist për të cilin ka paguar 10 milionë euro. Gjigandi nga Stambolli do të ishte i kënaqur në rast të një shitje të mundshme të 23-vjeçarit, në mënyrë që të grumbullojë sa më shumë para për të vetë-financuar merkaton në hyrje.  Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit 2027.

LEXO EDHE: Skiatorja shqiptare befason Europën, Colturi e dyta në Kupën e Botës!

Në këtë sezon ku dëmtimet kanë qenë të pranishme, Muçi ka shënuar në kampionat katër gola dhe ka asistuar një tjetër, ndërsa është aktivizuar në 13 ndeshje.

Më parë për Muçin është shprehur interes nga Anglia. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë oferta që do të kënaqë drejtuesit e Beshiktashit.

LEXO EDHE: “Këto janë pasojat…”/Vendim i papritur, Simone Biles nuk do të konkurrojë në Lojërat Olimpike 2028?!