Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, Murinjo rikthehet si trajner në Champions!

Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i ri i Benfikës. Bruno Lage është shkarkuar pas humbjes së papritur me Karabag në raundin e parë të Ligës së Kampioneve.

Murinjo ishte përfolur edhe më parë gjatë këtij viti, për rikthimin te Benfika. Megjithatë, asgjë nuk ishte konkrete si këtë herë.

Tashmë që Murinjo është pa ekip dhe Benfika ka larguar timonierin e saj, asgjë nuk i pengon palët të shtrëngojnë duart. Tekniku 62-vjeçar e provoi eksperiencën e parë si trajner pikërisht te Benfika.

LEXO EDHE: “Europa Cup”, Vllaznia për hipotekimin e kualifikimit. Doçi fton tifozët: Sa të dalin xhiro, më mirë të vijnë në stadium!

Dhe ky rikthim pas 25 vitesh jep nostalgji të madhe për portugezët. Duhet thënë po ashtu se periudha e tij e artë filloi pikërisht te rivalët e Portos.

Kalendari i Champions i rezervon përballje mjaft interesante, ku dy për Murinjon janë ndaj ish-klubeve të Murinjos. Gjithçka nis me Çelsin dhe mbyllet me Realin. Në mes të tyre qëndrojnë ndeshjet me Njukasëll, Leverkusenin, Ajaksin, Napolin dhe Juventusin.

LEXO EDHE: Shumë rekord! Pesë ekipe të Superiores fërkojnë duart, presidenti i FIFA-s zbulon sa do fitojnë klubet për Botërorin 2026

Nga Benfika u largua Bruno Lage. Shkarkimi i tij erdhi pas humbjes së papritur në shtëpi me Karabagun. Dhe java e dytë e Ligës së Kampioneve do të shikojë Murinjon në krye.

Në kampionat rivaliteti për titullin pritet me Porton dhe Benfikën. Pas katër ndeshjeve të luajtura, Benfika ka 10 pikë. Porto me 15 pikë dhe Sportingu me 12 pas pesë sfidash, mbajnë dy vendet e para.