Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë duke shtuar numrin e trupave në krahun e saj lindor dhe në vendet baltike. Stoltenberg ishte në Uashington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Kreu i NATO-s, tha se Rusia është bërë më agresive prandaj Aleanca po përgjigjet duke shtuar përforcimet, më të mëdhatë që nga Lufta e Ftohtë.