Bota

NATO merr në mbrojtje Groenlandën pas deklaratave të Trump!

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

LEXO EDHE: Trump emëroi guvernatorin e Luizianës si të dërguar të posaçëm në Groenlandë, Landry: Do e bëj vendin pjesë të SHBA-së

Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania kishte pikëpyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE: ‘Superdëshmitari’ në çështjen e Maduros, ja kush është ish-spiuni i Chávez-it që tradhtoi presidentin e Venezuelës!

Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.

“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Vanderful pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve.