Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Iranit, duke i kërkuar Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e aleatëve dhe grupeve të armatosura që, sipas tij, po shkaktojnë tensione në Liban.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Irani duhet t’u japë fund aktiviteteve të “përfaqësuesve të tij të paguar shumë”, duke e lidhur stabilitetin në rajon me sjelljen e forcave të mbështetura nga Teherani.
“Teherani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social.
Trump paralajmëroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të reja ushtarake nëse situata nuk ndryshon.
“Nëse nuk e bëjnë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort!”, shkroi ai në postimin e tij.