Showbiz

Ndahet pak kohë para dasmës, flet për herë të parë Paris Hilton

Javën e kaluar u mësua se trashëgimtarja e famshme Paris Hilton anuloi martesën e saj me partnerin prej 2 vitesh Chris Zylka pak javë para dasmës së shumëpritur.

Teksa ajo kishte përgatitur të gjitha detajet për ceremoninë e saj përrallore, kishte zgjedhur edhe 3 fustane që do ta bënin të dukej si një princeshë e vërtetë por rrugës kuptoi diçka shumë të rëndësishme për veten e saj. Martesa nuk është për Paris.

Në një intervistë për “The Talk”, Hilton ka folur për herë të parë rreth ndarjes dhe arsyen që e shtyu të marrë një vendim të tillë.

“Kam ëndërruar gjithë jetën për një dasmë si në përralla dhe një martesë shumë të lumtur dhe me fëmijë. Por kuptova se nuk jam gati për këtë gjë, martesa nuk është për mua” ,-tha ajo duke i uruar ish-it të saj më të mirat.