Aktorja amerikane Tori Spelling ka rikthyer kujtimet e fëmijërisë, duke folur për marrëdhënien e saj të veçantë me Paris Hilton.
Në podcast-in e saj “MissSpelling”, ajo tregoi se familjet e tyre kanë qenë shumë të afërta dhe kanë kaluar shpesh kohë së bashku.
U rrita me Parisin, e dua. Është si një anëtare e familjes. E njoh që kur ishim të vegjël
-u shpreh Spelling, duke shtuar se prindërit e tyre ishin miq dhe kjo i afroi që në moshë të vogël.
Aktorja zbuloi gjithashtu një detaj interesant nga e kaluara, Paris Hilton kishte pasur një lidhje me vëllain e saj më të vogël, Randy Spelling.
Nga ana tjetër, edhe Hilton ka ndarë kujtime të ngrohta për kohën që kalonin së bashku, duke përmendur festa familjare si Dita e Falënderimeve dhe momentet e afërsisë mes tyre.
Gjithmonë thoja se doja që Tori të kujdesej për mua… ajo më shikonte me respekt. Kemi pasur një lidhje të veçantë gjatë gjithë jetës
-është shprehur ajo.
Tori Spelling u rrit në Holmby Hills, përpara se familja e saj të zhvendosej në rezidencën e famshme Spelling Manor, ndërsa kujtimet me Hilton mbeten një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë së saj.
Së fundmi, dyshja janë takuar sërish në festën e ditëlindjes së Hilton, ku aktorja ishte e shoqëruar edhe nga djali i saj 19-vjeçar, duke treguar se miqësia e tyre ka mbetur e fortë ndër vite.