Bota

Ndërhyrjet në drejtësi, BE nis procedurë kundër Polonisë

Komisioni Europian nisi një procedurë kundër Polonisë për shkelje të marrëveshjeve europiane. Partia në pushtet në këtë vend, “PiS” kërkon të nxjerrë përpara kohe në pension disa anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gjyqtarët e konsiderojnë këtë një shkelje ligjore dhe BE-ja është në anën e tyre. Sipas Kushtetutës polake, anëtarët e kësaj gjykate zgjidhen për 6 vite dhe lejohen të punojnë deri 70 vjeç. Veç kësaj, ata nuk mund të shkarkohen nga detyra, madje as transferimet nuk janë të mundura.